I biri e kujton Fadil Vokrrin në njëvjetorin e vdekjes së tij I biri e kujton Fadil Vokrrin në njëvjetorin e vdekjes së tij
Dje u bë një vit prej kur Kosova e humbi legjendën e futbollit Fadil Vokrrin. Jo vetëm ata që e donin futbollin, por të... I biri e kujton Fadil Vokrrin në njëvjetorin e vdekjes së tij

Dje u bë një vit prej kur Kosova e humbi legjendën e futbollit Fadil Vokrrin.

Jo vetëm ata që e donin futbollin, por të gjithë shqiptarët dhe më gjerë ndjenë dhimbje për këtë humbje duke marrë parasysh jetën dhe veprën e Fadil Vokrrit – si futbollist, trajner, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe njeriu kryesor që arriti ta çojë Kosovën në UEFA dhe FIFA.

I biri i tij, Gramoz Vokrri, e përjeton rëndë njëvjetorin e humbjes së babait të tij.

“Kështu është jeta. S’kemi çfarë t’i bëjmë sepse është një proces natyral i jetës. Natyrisht që kemi pasë dëshirë që t’ia vazhdojmë “mandatin” edhe pak, por është diçka që nuk e kemi në dorë”.

Ai në një rrëfim të veçantë në Info Magazine të Klan Kosovës ka kujtuar fëmijërinë e tij.

“Kemi pasë një fëmijëri shumë normale. Ai [Fadil Vokrri] ka pasë një punë pak a shumë jashtë normales sepse ka qenë futbollist. Natyrisht nuk ishte me neve aq sa do të donim, por ka pasë obligime të shumta”.

“Ai prapë se prapë qenë prezent dhe kemi pasë komunikime të shpeshta edhe përkundër distancës. Ka qenë shumë njeri familjar i cili është kujdesur shumë për familjen sepse për të ka qenë prioritet”.

Por, si është të kesh baba një yll të futbollit që është i adhuruar nga të gjithë jo vetëm nga shqiptarët?

“Ne si familje, qoftë vëllau ose motra duke përfshirë nënën time, kemi pasë një mbyllje hermetike ndaj këtyre gjërave. Kemi pasë një jetë shumë normale”.

“Ai ka qenë futbollist dhe figurë publike, por kjo nuk ka pasë ndikim të jashtëzakonshëm në jetën e familjes tonë drejtpërdrejtë”.

“Kjo gjë ka ndryshuar vetëm kur kemi dalë në publik”.