Pas përlotjes në në televizion , Bleona Qerreti ka pohuar për “Summer Pages” se do të jetë e pranishme në dasmën e ish-burrit të...

Pas përlotjes në në televizion , Bleona Qerreti ka pohuar për “Summer Pages” se do të jetë e pranishme në dasmën e ish-burrit të saj, me të cilin jetoi për 10 vite.“Unë dua t’i uroj shumë fat, dhe në qoftë se ai do të kishte dikë tjetër nga Shqipëria, unë do t’i shkoja edhe në dasmë. Gjithsesi nuk dua që kjo histori kaq private e imja të kthehet në telenovelë”, është shprehur Bleona.
Ajo pohon se adrenalina e saj është fama teksa shprehet: “Ajo që më bën mua të lumtur është absolutisht muzika. Dua të jem një artiste me famë botërore, dua të mbush stadiume, dua të këndoj dhe bota të dëgjojë zërin tim. Kjo është ajo që më bën mua të lumtur. Deri në momentin që kjo do të realizohet, unë ndihem sikur jam shtatëzënë 8 muajshe e gjysmë me një gjë që është albumi im. Deri kur të arrij këto që dua, nuk kam shans të mendoj për gjëra të tjera sepse është vetëm shpërqendrim. Është kjo arsyeja se përse marrdhënia ime me Ganin nuk funksionoi”.

Bleona pohon se për 20 vite është lodhur nga mediat dhe paragjykimet.

“Ka 20 vjet që flitet për mua, është folur për moralin tim kur unë isha ende e virgjër, është zbehur suksesi im duke thënë se këtë e ndihmon Gani. Këto më kanë lodhur ndaj dua që t’i prezantoj të gjithëve realitetin”,shprehet ajo.

Po ashtu ajo pranon se prej pesë vitesh flen vetëm.

Po, unë kam pesë vjet që fle vetëm. Por nuk është kjo ajo që unë dua të përcjell. Dua t’ju tregoj realitetin njerëzve që nuk e kuptojnë dhe thonë “kjo ka bërë këtë e ka bërë atë”. Ndërkohë ata nuk e dinë se çfarë kam bërë unë dhe nuk ia kanë idenë se çfarë kam bërë unë për të arritur ku jam. Nuk po ankohem sepse është absolutisht zgjedhje e imja, por nuk kam arsye as edhe të gënjej”, nënvizon ajo.