Blerina Kllokoqi Rugova në “Intervista Kuqezi”, në Sovrani.info Blerina Kllokoqi Rugova në “Intervista Kuqezi”, në Sovrani.info
Në serinë e intervistave të quajtura “Intervista Kuqezi”, që realizohen me personalitete të ndryshme shqiptare, nga Gazeta Online “Sovrani.info”, me një bllok pyetjesh ekskluzivisht... Blerina Kllokoqi Rugova në “Intervista Kuqezi”, në Sovrani.info

Në serinë e intervistave të quajtura “Intervista Kuqezi”, që realizohen me personalitete të ndryshme shqiptare, nga Gazeta Online “Sovrani.info”, me një bllok pyetjesh ekskluzivisht mbi Shqipërinë dhe shqiptarët, është përgjigjur Blerina Kllokoqi Rugova.

 

1. Cili është vendi më i bukur shqiptar?
– Novo Bërda, sepse ka trashëgimi kulturore.

novo berda

2. Kush është personaliteti shqiptar më i rëndësishëm që i ka dhënë njerëzimit?
– Nënë Tereza.

3. Nëse do të duhej të veçonit një shqiptar, si më meritorin për kombin, pavarësisht periudhave, cili është ai?
– Ibrahim Rugova.

rugova

4. Cilin ushqim shqiptar do t’ia shërbenit me krenari një vizitori, që do të njihet me kuzhinën shqiptare?
– Flia.

5. Cili është aktori më i madh shqiptar për ty, me cilin rol, në cilin film?
– Ka shumë aktorë të mirë, por normal që kisha për ta veçuar Moisiun.

aleksander moisiu

6. Nëse do të duhej ta prezantonit muzikën shqipe me një këngë apo me një këngëtar, cili do të ishte ai prezantim?
– Nexhmije Pagarusha, Baresha ose veprat e Lorenc Antonit.

7. Vendi më i mirë turistik shqiptar, i cili mendoni se është konkurrent në botë?
– Prizreni, me Parisin e bukur.

8. Monumenti historik, simbol i shqiptarëve?
– Helmeta e ilirëve dhe Mbretëresha Teutë.

helmeta ilire

9. Cila është periudha më e ndritshme e shqiptarëve?
– 10 qershori, 1999.

10. Nëse do të duhej të zgjidhnit një qytet përfaqësues, model të shqiptarëve, cili është ai qytet?
– Gjakova.

11. Kush është shqiptari më i fortë?
– Luan Krasniqi.

12. Kush është shqiptarja më e bukur?
Ne jemi racë e bukur edhe çdo femër është e bukur në mënyrën e vet.

13. Cila është pasuria më e madhe kombëtare e shqiptarëve?
– Trashëgimia kulturore.

14. Në trojet shqiptare ka shumë monumente historike, skulptura e vepra arti. Cilin artist do ta veçonit si mjeshtrin më të madh?
– Filigranin e Prizrenit.

15. Në televizione të ndryshme shqiptare, kemi shumë drejtues emisionesh të mëdha, cili është njëshi?
– Nuk kisha për ta veçuar asnjë, secili është në kategorinë e vet.

16. Gati të gjithë pajtohemi që Kadare është shkrimtari më i madh, dilema më e madhe që kemi është se kush vjen fill pas tij, i dyti?
– Besoj që Kadareja është në periudhën moderne. Kemi shumë shkrimtarë të Rilindjes që besoj se kanë dhënë shumë.

17. Të ndikuar nga rubrikat rozë të portaleve, kohës së fundit filluan t’i rangojnë edhe politikanet shqiptare sipas atributeve sensuale. Të themi thjesht, me një eufemizëm, duke i ikur zhargonit të caktuar, cila është politikania më e bukur shqiptare?
– Me sinqeritetin më të madh, mund të them Teuta Rugova.

teuta rugova

18. Cili është gazetari më zhbirues shqiptar dhe më i guximshëm, që nuk pyet sa e futë plugun thellë?
– Jeta Xharra dhe Arbana Xharra, femra të guximshme.

19. Kush është shqiptari më i pasur?
– Ai që ka familjen e shëndoshë dhe shumë miq.

20. Cili është futbollisti më i madh shqiptar?
– Fadil Vokrri.

21. Cili është shqiptari që na e ka prishur imazhin në botë?
– Shqiptar të keq nuk kemi.

22. Kemi pasur fatin të përjetojmë edhe një nga luftërat çlirimtare të historisë së kombit tonë, atë të çlirimit të Kosovës. Kush nga këto figura ju bën më shumë përshtypje?
– Të gjithë kanë luftuar për të njëjtën kauzë dhe është vështirë t’i ndash.

23. Cili është shkencëtari më i madh shqiptar?
– Rifat Gjota.

24. Tipari më i mirë shqiptar?
– Besnikëria.

25. Me çfarë njihen shqiptarët në botë?
– Ndoshta me kokëfortësi dhe patriotizëm.

26. Cili është prodhimi më i mirë shqiptar?
– Filigrani.

filigran

27. Sa janë shqiptarët në numër?
– Shumë.

28. A jeni për bashkim të shqiptarëve në 1 shtet, apo për 2 shtete shqiptare?
– Po, në Bashkimin Evropian.

29. Kush është aleati më i madh i shqiptarëve?
– Amerika, USA

30. Në cilin vend, në hapësirat autoktone shqiptare jashtë Shqipërisë dhe Kosovës, shqiptarët janë më të diskriminuar?
– Nuk kam përgjigje.

31. Në cilën pjesë shqiptare, i gjen shqiptarët më patriotë?
– Në çdo gjak shqiptari ka patriotizëm.

32. Veprimtari më i madh i çështjes shqiptare, ndër të gjallët?
– Nuk kam përgjigje.

33. Për t’i ikur debateve tona të përditshme politike, po kthehemi mbrapa në kohë, në një situatë tjetër të përplasjeve e mospajtimeve të mëdha: Anën e kujt do të kishit mbajtur, nga ajo që kemi të dokumentuar nga debatet mes Nolit dhe Konicës?
– Ne jemi me fat që kishim shkrimtarë si Noli e Konica.

34. Një poezi ose një këngë shqipe, që e thua, e këndon ose e reciton kur je në çaste të gëzueshme apo melankolie, ose kur je duke pirë apo duke kaluar një mbrëmje me miq?
– Kur ka ra kushtrimi në Kosovë – himnin e shtetit të Kosovës.

35. A ka qenë Perandoria Otomane pushtuese për shqiptarët?
– Nuk kam përgjigje.

36. Nëse kinezët shquhen për konsumimin e orizit, me cilin produkt do t’i identifikonit shqiptarët?
– Flia.

37. Nëse gjermanët i identifikojmë me birrën, rusët me vodkë, turqit me çaj, francezët me verë. Cila është pija e identitetit shqiptar?
– Skënderbeg.

38. Pasioni për kafshët shtëpiake është i përhapur kudo në botë, sipas preferencave të ndryshme. Macet, qentë, peshqit, gjarpërinjtë etj. Me cilën kafshë janë më të lidhur shqiptarët?
– Ne kemi fatin që e kemi tonin, qenin e Sharrit.

39. Kush janë më të bukur tek shqiptarët, femrat apo meshkujt?
– Jemi racë e pastër ilire, kështu që është vështirë t’i ndash.

40. Cila është besëtytnia që shqiptarët e besojnë më së shumti?
– Liberalizimi i vizave.

41. A duhet besuar shqiptarit sot, kur ta jep besën?
– Virtyt që e kemi të trashëguar me gjenerata. Patjetër që po.

42. Sporti me të cilin identifikohemi?
– Me sporte individuale luftarake, besoj me xhudo, boks etj.

/Sovrani.info/