Blerja e Real Madrid, “vrer” ndaj Barcelonës: “Nuk isha i lumtur!” Blerja e Real Madrid, “vrer” ndaj Barcelonës: “Nuk isha i lumtur!”
Real Madrid komunikoi të premten blerjen e japonezit, Kubo, si lojtarin më të ri të ekipit të dytë të Los Blancos, Real Madrid Castilla.... Blerja e Real Madrid, “vrer” ndaj Barcelonës: “Nuk isha i lumtur!”

Real Madrid komunikoi të premten blerjen e japonezit, Kubo, si lojtarin më të ri të ekipit të dytë të Los Blancos, Real Madrid Castilla. Kur është vetëm 18 vjeç, talenti premtues nga Japonia mund të krenohet duke theksuar faktin se ka luajtur për dy gjigantët botëror, Barcelonën dhe Real Madrid.

Në prillin e kaluar, japonezi Kubo rrëfente për “Goal”, për problemet që kishte hasur te Barcelona. “Jo gjithçka ishte e mirë. Veçanërisht drejt përfundimit të aventurës time te Barça, kur nuk u grumbullova për të luajtur”, rrëfeu futbollisti japonez.

“Kam kaluar një kohë të keqe aty. Ndonëse nuk mund të luaja, më duhej të shkoja të ndiqja ndeshjet dhe shihja shokët e mi teksa luanin dhe fitonin. Nuk isha i lumtur atje”, deklaronte Kubo, i cituar edhe nga “AS”.