Borë edhe në bregdet Borë edhe në bregdet

Borë edhe në bregdet

LajmeRajonale 5 January, 2017, 19:06

Dita e nesërme pritet të shënojë edhe temperaturën më të ulët në Shqipëri, deri në -20 gradë celsius, duke sjellë kështu reshje të shumta... Borë edhe në bregdet

Dita e nesërme pritet të shënojë edhe temperaturën më të ulët në Shqipëri, deri në -20 gradë celsius, duke sjellë kështu reshje të shumta dëborë thuajse në të gjithë vendin.

Ka qenë Drejtori i Emergjencave Civile Shemsi Prençi i cili ka paralajmëruar se në tre ditët e ardhshme do të ketë ulje të temperaturave deri në – 20 gradë, ku edhe Shqipëria e mesme do të ketë ngrica

Për këtë arsye, Prençi u bëri apel drejtuesve të automjeteve që të shmangin sa më shumë të jetë e mundur lëvizjen në akset problematike, si dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore e të jenë të pajisur me zinxhirë.

“Kompanitë kontraktore nuk kanë kripë mjaftueshëm për të përballuar situatën, sot janë marrë masa urgjente për tu furnizuar të gjitha me kripë mjaftueshëm për të përballuar situatën. Janë ngritur shtabet e emergjencave në të gjitha qarqe”, evidentoi ai.

Prençi paralajmëroi gjithashtu se në ditët në vijim, dëbora pritet të zbardhë edhe qytetet bregdetare.