Burak Yilmaz, shënjestër e klubeve angleze Burak Yilmaz, shënjestër e klubeve angleze
Burak Yilmaz është bërë shënjestër e klubeve të Premier ligës angleze. Sulmuesi i Galatasarayt, pritet me shumë mundësi do të largohet nga Turqia për... Burak Yilmaz, shënjestër e klubeve angleze

Burak Yilmaz është bërë shënjestër e klubeve të Premier ligës angleze.

Sulmuesi i Galatasarayt, pritet me shumë mundësi do të largohet nga Turqia për ta vazhduar karrierën në Angli.

Për 30-vjeçarin, kanë shprehur interesim, West Hami, Tottenhami dhe Stoke City.

Për ta lënë të largohet lojtarin, gjiganti turk ka kërkuar tetë milionë euro dhe sipas gazetës ‘Mirror’, West Ham është i gatshëm që ta paguajë këtë shumë për ta sjellë lojtarin në ‘Boleyn Ground’.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, West Ham e kërkon futbollistin në formë huazimi, me obligim blerjeje gjatë verës.