Cakaj jep lajm të mirë për shqiptarët që jetojnë në Itali Cakaj jep lajm të mirë për shqiptarët që jetojnë në Itali
Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka dhënë një lajm të mirë për shqiptarët që jetojnë në Itali. Ai... Cakaj jep lajm të mirë për shqiptarët që jetojnë në Itali

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka dhënë një lajm të mirë për shqiptarët që jetojnë në Itali.

Ai ka treguar se ka mbaruar marrëveshja ndryshuese për konvertimin e lejeve të drejtimit që do të hyjë në fuqi më datën 8 shtator 2019.

“Hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje ndryshuese i vjen në ndihmë shtetasve shqiptarë rezidentë në Itali, pasi bën njohjen e modeleve të reja të lejeve të drejtimit të lëshuara nga shteti shqiptar, duke lehtësuar shpenzimet dhe kohën për konvertimin/pajisjen me leje drejtimi italiane pa kaluar testet teorike e praktike të drejtimit të automjetit”, ka shkruar Cakaj, përcjellë Indeksonline.

Ai ka shtuar se shtetasit shqiptarë me lejet e reja të drejtimit që vizitojnë e qëndrojnë në Itali për deri 3 muaj, nuk kanë nevojë të pajisen me leje ndërkombëtare të drejtimit të automjetit.

“Shqipëria ka ndërmarrë të njëjtat përpjekje e hapa edhe me shtete të tjera evropiane. Përgjegjësitë e palës shqiptare janë kryer të gjitha me përpikëmëri! Për arsye e procedura të brendshme të këtyre shteteve ato nuk janë përfunduar ende.

Ministria e Jashtme do të vijojë të nxisë realizimin e marrëveshjeve të tilla edhe me këto vende duke i ardhur sa më shumë në ndihmë bashkëkombasve tanë nëpër botë”./