Cardi B takohet me menaxherin shqiptar dhe qesh me lot kur merr vesh kuptimin e emrit të saj në shqip! Cardi B takohet me menaxherin shqiptar dhe qesh me lot kur merr vesh kuptimin e emrit të saj në shqip!
Cardi B u takua me një menaxher shqiptar artistësh dhe biseda e tyre e shkurtër ishte një bekim për këdo s’ka qenë fort në... Cardi B takohet me menaxherin shqiptar dhe qesh me lot kur merr vesh kuptimin e emrit të saj në shqip!

Cardi B u takua me një menaxher shqiptar artistësh dhe biseda e tyre e shkurtër ishte një bekim për këdo s’ka qenë fort në humor sot.

Pak orë më parë, Drini Zatriqi publikoi në Instagram një video me reperen e famshme, ku ajo mëson se çfarë kuptimi ka emri i saj në shqip.

“Jam këtu me shqiptarin… Po prit…”, thotë Cardi, “A nuk është kuptimi i emrit tim në shqip “d***”- tha ajo duke iu refeuar fjalës në anglisht për “penis”.

Ata qeshin me të madhe dhe Cardi thotë:

“Eeee, e shikon që e dija?”

 

Drini Zatriqi jeton në New York, ku sipas bio-s në Instagram, është sipërmarrës.

Në 2013-ën, ai u përfol në media pasi u shpreh se kënga “13” e Era Istrefit i dedikohet atij. Ai tha se numri 13 simbolizon datën kur kanë nisur të shkojnë në shtrat.

Ata janë përfolur se kanë patur një lidhje, e cila nuk u konfirmua asnjëherë nga ana e këngëtares.