Casillas një ndër portierët më të mirë në botë Casillas një ndër portierët më të mirë në botë
Jordi Alba insiston se Iker Casillas është ndër portierët më të mirë në botë. Mbrojtësi i Spanjës, Jordi Alba ka vetëm fjalë të mira... Casillas një ndër portierët më të mirë në botë

Jordi Alba insiston se Iker Casillas është ndër portierët më të mirë në botë.

Mbrojtësi i Spanjës, Jordi Alba ka vetëm fjalë të mira për kapitenin Iker Casillas, për të cilin tha se është një nga 4 portierët më të mirë në botë.

Në Spanjë tash e sa kohë është i hapur debati për portier në përfaqësuese, pasi disa duan që të vazhdohet me Casillasin e disa të tjerë që t’i jepet mundësia David de Geas.

“Ne të gjithë i dimë kualitetet e Iker Casillasit, i cili është njëri nga 3 ose 4 portierët më të mirë në botë”, tha Alba gjatë konferencës për media.

Kujtojmë se nesër Spanja do të luaj ndeshje miqësore kundër Italisë dhe mbetet të shihet nëse në portë do të jetë Casillas apo De Gea.