Edinson Cavani nuk do të largohet nga skuadra e PSG-së, me të cilën ka ende edhe një vit kontratë. Sulmuesi uruguajan, që aktualisht ndodhet...

Edinson Cavani nuk do të largohet nga skuadra e PSG-së, me të cilën ka ende edhe një vit kontratë. Sulmuesi uruguajan, që aktualisht ndodhet i grumbulluar me kombëtaren në Kupën e Amerikës Latinë, ka konfirmuar se do të respektojë kontratën.

Për Cavani ishin interesuar Atletico Madrid dhe Napoli, por sulmuesi 32-vjeçar u ka vënë kapak fjalëve, duke konfirmuar se do të qëndrojë në Paris. “Kam biseduar me drejtuesit e PSG-së para se të nisesha për në Amerikën Latine dhe kemi rënë dakord”, thotë Cavani.

Së bashku diskutuam për të ardhmen dhe mund të them se jam krenar që jam pjesë e skuadrës së PSG-së. Dua të përfundoj kontratën time këtu dhe të qëndroj në Paris”, tha Cavani. Nuk dihet ende nëse klubi do t’ia rinovojë kontratën apo pas një viti Cavani do të largohet me koston zero.