Çështja “Griezmann”, virusi i përgënjeshtrimeve zë Barçan e Atl.Madrid Çështja “Griezmann”, virusi i përgënjeshtrimeve zë Barçan e Atl.Madrid
Loja e përgënjeshtrimeve që ka pushtuar këtë merkato vere, vijon të dominojë mbi transferimet konkrete. Kështu, vijon ende telenovela “Griezmann” dhe viroza e përgënjeshtrimit... Çështja “Griezmann”, virusi i përgënjeshtrimeve zë Barçan e Atl.Madrid

Loja e përgënjeshtrimeve që ka pushtuar këtë merkato vere, vijon të dominojë mbi transferimet konkrete.

Kështu, vijon ende telenovela “Griezmann” dhe viroza e përgënjeshtrimit mes palëve.

Vetëm pak orë pasi media franceze “L’Equipe” njoftoi se Barcelona kishte realizuar transaksionin e 120 milionë euro në llogari të klubit të Atletico Madrid, për pagesën e klauzolës së sulmuesit francez, vjen përgënjeshtrimi nga ana e të dy klubeve. Të paktën sipas raportimeve, tashmë të bëra nga një tjetër media, kësaj here nga Spanja, “Marca”.

Sipas versionit online të “Marca”, të dy klubet kanë mohuar çdo transaksion ekonomik mes palëve, me qëllim shlyerjen e klauzolës, edhe pse transferimi i Griezmann te Barça vijon të jetë vetëm çështje orësh.