Challandes është njeriu më i paguar në Kosovë, 20,000 euro në muaj – 240,000 në vit Challandes është njeriu më i paguar në Kosovë, 20,000 euro në muaj – 240,000 në vit
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes është njeriu me rrogën më të madhe në Kosovë. Prej se është emëruar trajner i “Dardanëve” në mars të... Challandes është njeriu më i paguar në Kosovë, 20,000 euro në muaj – 240,000 në vit

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes është njeriu me rrogën më të madhe në Kosovë.

Prej se është emëruar trajner i “Dardanëve” në mars të vitit 2018, trajneri zviceran ka marrë hiç më pak se 260,000 euro.

Burime të sigurta të Indeksonline, brenda Federatës së Futbollit të Kosovës bëjnë të të ditur që 67 vjeçari merr rrogë mujore prej 20,000 eurove në muaj ndërsa 240,000 euro në vit.

Challandes ka kontratë valide me FFK-në edhe 11 muaj.

Kosova me të si trajner nuk ka pësuar asnjë humbje nga 11 ndeshje kemi 7 fitore dhe 4 barazime.