Challendes kërcënon Bullgarinë para ballafaqimit Challendes kërcënon Bullgarinë para ballafaqimit
Bernard Challandes, trajneri i Kosovës, në konferencë për media para ndeshjes me Bullgarinë, ka thënë se do të luajnë lojë sulmuese dhe do të... Challendes kërcënon Bullgarinë para ballafaqimit

Bernard Challandes, trajneri i Kosovës, në konferencë për media para ndeshjes me Bullgarinë, ka thënë se do të luajnë lojë sulmuese dhe do të kërkojnë pikët e plota nesër mbrëma.

“Kemi respekt për Bullgarinë, por ne do të luajmë për fitore”, u shpreh ai

“Bullgaria ka bërë ndryshime së fundmi, por janë ekip i fortë. Ne do të përpiqemi të bëjmë lojën tonë”.

“Taktika jonë nuk do të ndryshohet. Nuk e ndryshoi lojën dhe t’u them lojtarëve që të mbrohen. Ideja është që të fitojmë duke sulmuar ndoshta me 4-3-3, ose 4-2-3-1”.

Ndeshja mes Kosovës dhe Bullgarisë zhvillohet të hënën nga ora 20:45.