Championsi rikthehet me ndryshimin e ri Championsi rikthehet me ndryshimin e ri
Faza e 1/8-ve të Champions League rikthehet nesër në orën 21:00 me dy ndeshje paralele. Roma do të presë në “Olimpico” Porton. Ndërsa në... Championsi rikthehet me ndryshimin e ri

Faza e 1/8-ve të Champions League rikthehet nesër në orën 21:00 me dy ndeshje paralele. Roma do të presë në “Olimpico” Porton. Ndërsa në “Old Trafford”, Manchester United do përplasë “brirët” me PSG, me këta të fundit që duhet të bëjnë llogaritë pa Neymar e Cavani, të dy të dëmtuar.

Për herë të parë në këtë fazë do të përdoret teknologjia në fushë. Që nga ndeshjet e nesërme VAR do jetë prezent deri në finalen e madhe në “Wanda Metropolitano”, në Madrid të Spanjës.

VAR do të përdoret, por asistentët që do jenë në këtë dhomë nuk kanë të drejtë të ndërhyjnë në të gjitha episodet. Ja momentet kur loja mund të ndalet nga asistetët në dhomën e VAR të shpjeguara nga UEFA:

Në rastin e golave
Në rastin e incidenteve në zonën e penalltisë
Tek kartonat e kuq
Gabime në identifikimin e lojtarëve

• Ekipi VAR do të kontrollojë të gjitha situatat që ndryshojnë ndeshjen, por do të ndërhyjnë vetëm për gabime të qarta dhe të dukshme. Arbitri mund të ndalojë lojën, ndërsa një vendim është duke u shqyrtuar.

• Nëse rishikimi i VAR jep prova të qarta për një gabim serioz në një nga situatat që ndryshojnë lojën, VAR mund t’i kërkojë gjyqtarit të kryejë një rishikim në terren (duke shikuar pamjet përsëritura në ekranin jashtë fushe). Vendimi përfundimtar mund të merret vetëm nga gjyqtari.

• VAR është gjithashtu në gjendje të marrë parasysh çdo shkelje që mund të ndodhë në ndërhyrjen e menjëhershme të incidentit (në nd^rtimin e aksioneve në fazën sulmuese të lojës).

• Për vendimet “faktike” (p.sh. pozicion jashtë loje, faulle brenda apo jashtë zonës së penalltisë), VAR thjesht mund të informojë gjyqtarin për këto fakte dhe nuk është e nevojshme për të parë ekranin në terren, por gjithmonë është arbitri që merr vendim përfundimtar.

• Procesi i rishikimit në terren do të komunikohet brenda stadiumit duke përdorur ose ekranet e stadiumit ose sistemin publik të njoftimit (nëpërmjet mikrofonave në stadium).

• Për shkak se VAR po përdoret, nuk do të ketë gjyqtarë asistent shtesë.

Përveç kësaj, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi gjithashtu të përdorë VAR-in në finalen e vitit 2019 në Europa League, finalet e Nations League në 2019 dhe turneun final të Kampionatit Europian të nën-21 vjeç. Siç është vendosur tashmë gjatë takimit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, VAR do të përdoret gjithashtu në Champions League në sezonin 2019/20, nga faza e play-off dhe në Superkupën e UEFA-s 2019. UEFA ende ka në plan të zgjerojë më tej përdorimin e VAR në turneun final të EURO 2020, Europa League 2020/21 (faza e grupeve në vazhdim) dhe finalet e UEFA Nations League 2021.  /Telesport