Chelsea pritet ta shkarkojë Maurizio Sarrin në fund të këtij sezoni. Chelsea po mendon që t’i ndajë rrugët me Maurizio Sarrin nëse nuk e...

Chelsea pritet ta shkarkojë Maurizio Sarrin në fund të këtij sezoni.
Chelsea po mendon që t’i ndajë rrugët me Maurizio Sarrin nëse nuk e fiton Ligën e Evropës.

Skuadrës londineze i janë zbehur shanset për një vend në top katërshe, pas humbjes nga Liverpooli në këtë fundjavë që shkoi.

Chelsea po mendon që ta transferojë Javi Garcian, trajnerin e Watfordit, nëse Sarri dështon ta fitojë Ligën e Evropës.

Trajneri spanjoll është duke e përjetuar një sukses të madh te ‘Ujqit’, andaj Blutë nga Londra i duan shërbimet e tij. /Lajmi.net/