Chelsea interesohet për mesfushorin e Milan Chelsea interesohet për mesfushorin e Milan
FC Chelsea ka huazuar Tiemoue Bakayoko te Milan deri në fund të sezonit. Klubi italian ka të drejtë blerje në qershor për 24-vjeçarin, i... Chelsea interesohet për mesfushorin e Milan

FC Chelsea ka huazuar Tiemoue Bakayoko te Milan deri në fund të sezonit. Klubi italian ka të drejtë blerje në qershor për 24-vjeçarin, i cili kohët e fundit është kthyer në një lojtar kyç të kuqezinjve. Nëse Milan shfrytëzon klauzolën e blerjes përfundimtare, The Blues do të kërkonin partnerin e tij në mesin e fushës Franck Kessie.

Këtë e raportën Daily Star, duke shtuar se Sarri e sheh si një lojtar që do t’i përshtatej mirë skemave të tij. 22-vjeçari është një lojtar i përfaqësueses së Bregut të Fildishtë dhe një titullar i padiskutueshëm i Milan-it të Gattuso-s.