Chelsea raportohet se mund të dënohet me ndalimin e transferimeve nëse shpallet fajtor për thyerjen e rregullave të FIFA-s në lidhje me të riun...

Chelsea raportohet se mund të dënohet me ndalimin e transferimeve nëse shpallet fajtor për thyerjen e rregullave të FIFA-s në lidhje me të riun Bernard Traore.

Kampioni anglez është akuzuar për lejimin e Traores që të luajë për grupmoshat U-18 kur ai ishte 16-vjeçar, raporton PA Sport.

Klubi ka pohuar se në marrëveshje ishte opsioni që Traore të luajë në miqësore.

“Ne nuk jemi në gjendje që të komentojmë në çdo hetim që është duke u zhvilluar sepse mund të pengojë këtë proces, as nuk mund të komentojmë nëse është duke u zhvilluar ndonjë hetim”, ka thënë një zëdhënës i FIFA-s, transmeton Koha.net.

Për thyerje të rregullave të ngjashme të FIFA-s janë dënuar klubet nga Madridi, Reali dhe Atletico, të cilat nuk kanë të drejtë të kryejnë transferime për dy afatet e ardhshme kalimtare.