Clark: Do të vijë për të festuar kur Kosova të anëtarësohet në NATO Clark: Do të vijë për të festuar kur Kosova të anëtarësohet në NATO
Ish Komandanti i Aleancës Veri-Atlantike – NATO-, Wesley Clark, ka thënë se ndjehet i nderuar pas ndarjes së dekoratës “Urdhri i Lirisë” nga Presidenti... Clark: Do të vijë për të festuar kur Kosova të anëtarësohet në NATO

Ish Komandanti i Aleancës Veri-Atlantike – NATO-, Wesley Clark, ka thënë se ndjehet i nderuar pas ndarjes së dekoratës “Urdhri i Lirisë” nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Është mahnitëse  të vish në Kosovë 20 vjet pas rrezikut dhe tragjedisë dhe të shohësh demokraci, parlament e presidencë, lidership dhe ekonomi”.

“E di se e ardhmja e Kosovës është e ndritur, sepse populli i Kosovës ka kurajën për të marrë vendime të duhura”, ka thënë Clark, njofton Klan Kosova.

“Kosova në të ardhmen do të jetë pjesë e BE-së dhe NATO-së. Dua ta shoh Kosovën anëtare të NATO-së, sepse aty janë njerëzit që besojnë në vlerat e lirisë. Mendoj se kjo do të ndodhë shumë shpejt dhe unë do të vi këtu përsëri për ta festuar këtë.

“Ju jeni një prej nesh”.