Çokollata e zezë është ilaç për trurin – e forcon memorien dhe përqendrimin Çokollata e zezë është ilaç për trurin – e forcon memorien dhe përqendrimin
Harrojeni këshillën se duhet ta hani një mollë në ditë. Nëse vërtet dëshironi ta mbani doktorin larg jush, atëherë provoni të hani një copë... Çokollata e zezë është ilaç për trurin – e forcon memorien dhe përqendrimin

Harrojeni këshillën se duhet ta hani një mollë në ditë. Nëse vërtet dëshironi ta mbani doktorin larg jush, atëherë provoni të hani një copë çokollatë çdo ditë.

Konsumimi i rregullt i çokollatës mund t’jua ndihmojë trurin të mos ketë probleme të dobësimit të aftësive kognitive, sipas një hulumtimi nga shkencëtarët italianë, transmeton Telegrafi.

E mbushur me antioksidues dhe hekur, çokollata e zezë veçse njihet si zgjedhje e mençur për adhuruesit e ëmbëlsirave.

Vetitë që i posedon për përforcimin e trurit janë të mahnitshme.

Shkencëtarët thonë se konsumimi i përditshëm i çokollatës së zezë jua përmirëson vëmendje, shpejtësinë e përpunimit të informacioneve, memorien, rrjedhshmërinë verbale, etj.

Përndryshe, vlen të ceket se ky studim është publikuar në “Frontiers in Nutrition”. /Telegrafi/