Conte jo edhe aq i shqetësuar për Lukakon, ja si e komenton skandalin e fundit Conte jo edhe aq i shqetësuar për Lukakon, ja si e komenton skandalin e fundit
Interi do të luajë ditën e nesërme sfidën e radhës në kampionat ndaj Milanit. Derbi i Milanos është programuar që të luhet në orën... Conte jo edhe aq i shqetësuar për Lukakon, ja si e komenton skandalin e fundit

Interi do të luajë ditën e nesërme sfidën e radhës në kampionat ndaj Milanit. Derbi i Milanos është programuar që të luhet në orën 20:45 dhe të dyja skuadrat kërkojnë të arrijnë te fitorja. Zikaltërit vijnë pas barazimit në Champions ndaj Slavia Pragës, ndërsa Milani nga fitorja ndaj Hellas Verona. Në koferencën për shtyp ditën e sotme ka folur dhe trajneri Antonio Conte. Tekniku zikaltër ka komentuar çështje “Brozovic-Lukaku”, që sipas mediave kanë pasur një përplasje mes tyre në dhomat e zhveshjes.

“Unë mendoj se Interi ka qenë gjithmonë shumë i folur, në gazeta dhe në TV. Kjo është ajo që unë gjeta kur erdha këtu, por drejtuesit më thanë që është normale, vitet e tjera ka ndodhur gjithashtu. Nuk mund të jetë një justifikim nëse kaq shumë gjëra të filtruara në të kaluarën, duhet të mësoheni dhe të pranoni këto llojë situata. Klubet e tjera janë më të mirë në menaxhimin dhe mbrojtjen e situatave të tilla. Ne duhet të përmirësohemi shumë, kemi një hapësirë të madhe për rritjen e skuadrës ashtu siç jemi të mirë në fushë, duhet të jemi edhe jashtë saj. Ka kaq shumë boshllëqe le të përpiqemi të ndryshojmë zakonet e këqija të gjithë së bashku “.