Conte tregon dallimin mes dyshes Hazard- Iniesta Conte tregon dallimin mes dyshes Hazard- Iniesta
Trajneri i Chelseat Antonio Conte duke folur ne konferenc për shtyp para ballafaqimit të nesërm kundër Barcelonës, ka diskutuar edhe për dallimes ndërmjet Eden... Conte tregon dallimin mes dyshes Hazard- Iniesta

Trajneri i Chelseat Antonio Conte duke folur ne konferenc për shtyp para ballafaqimit të nesërm kundër Barcelonës, ka diskutuar edhe për dallimes ndërmjet Eden Hazard dhe Andres Iniestas, transmeton Sovrani.info.

“Ne po flasim për dy lojtarë të ndryshëm,” tha ai.

“Hazard është më shumë një No.10, Iniesta është më shumë një mesfushor i cili qëndron në qendër të lojës së Barcelonës. Ne po flasim për dy lojtarë të ndryshëm. Hazard mund të luajë nr. 10, por për mua ai gjithashtu mund të luajë si 9 i rremë.

“Këta janë dy lojtarë të ndryshëm me karrierë të ndryshme, Iniesta ka fituar shumë në karrierën e tij, Hazard duhet të fillojë të fitojë trofe të rëndësishëm në karrierën e tij”, përfundoi ai. /Sovrani.info/