

Copa America / Të dielën hidhet shorti i fazës finale
Sport 20 February, 2016, 16:13

Të dielën do të hidhet në New York shorti për fazën finale të Kupës së Amerikës 2016.
Faza finale, për herë të parë në historinë e kompeticionit, do të zhvillohet në Amerike me pjesëmarrjen e 16 ekipeve me të mira të zonës.
Ndeshjet do të luhen nga 3 deri më 26 qershor. Finalja e edicionit 2016 do të luhet më 26 qershor në “Metlife Stadium” në East Rutherford (New Jersey), pranë New York.