Coutinho po rikthehet në Serie -A dhe tifozët e Interit do t’a shikojnë me neveri tek sa luan atje Coutinho po rikthehet në Serie -A dhe tifozët e Interit do t’a shikojnë me neveri tek sa luan atje
Philippe Coutinho dhe Barcelona, një marrëdhënie që mund të përfundojë shumë shpejt. Në fakt, tashmë në verë, nëse nuk duhet të ketë surpriza, atëherë... Coutinho po rikthehet në Serie -A dhe tifozët e Interit do t’a shikojnë me neveri tek sa luan atje

Philippe Coutinho dhe Barcelona, një marrëdhënie që mund të përfundojë shumë shpejt. Në fakt, tashmë në verë, nëse nuk duhet të ketë surpriza, atëherë do të ketë një lamtumirë për brazilianin, transmeton Sovrani.info.

Mesfushori u bashkua me klubin katalanas pak më shumë se një vit më parë, por aventurës në Barcelonë tashmë po i vjen fundi, me disa klube që tregojnë interes në yllin brazilian.

Sipas raporteve të fundit nga Daily Mail, Chelsea janë shumë të prirur ndaj lojtarit, por ndalimi i transferimit duket se komplikon planet e tyre. Prandaj, klubet e tjera do të jenë në gjendje të futen për Coutinho, i cili gjithashtu ka tërhequr interesin e Juventusit.

Para se të transferohej në Liverpool, Coutinho luajti për rivalët e bardhezinjëve, Interin. Me fjalë të tjera, një kthim në Serie A mund të jetë mëse i mundur për 26-vjeçarin, i cili është gati të largohet nga Spanja. /Sovrani.info/