Dafina Zeqiri i propozon martesë aktorit të njohur Dafina Zeqiri i propozon martesë aktorit të njohur
“Kurgjo nuk kallxojna” dhe “A don Love?” në bashkëpunim me reperin Noizy janë dy projetet që këngëtarja e mirënjohur, Dafina Zeqiri ka publikuar muajin... Dafina Zeqiri i propozon martesë aktorit të njohur

“Kurgjo nuk kallxojna” dhe “A don Love?” në bashkëpunim me reperin Noizy janë dy projetet që këngëtarja e mirënjohur, Dafina Zeqiri ka publikuar muajin e kaluar të cilat janë pëlqyer mjaft shumë nga publiku, shkruan rtv21.tv

Për të qenë sa më afër ndjekësve të saj, Dafina kohëve të fundit po tregohet tejet aktive në rrjetet sociale me publikimin e fotografive të ndryshme nga koncerteve si dhe nga përditshmëria e saj.

Në mesin e personave që Dafina ndjekë në rrjetin social Instagram është edhe aktori i njohur amerikan Michael B. Jordan të cilit ajo sot i ka propozuar martesë.

Ajo ka publikuar një fotografi ku tregon se e ndjekë aktorin në Instagram, teksa ka lënë këtë mbishkrim “A do të martohesh me mua? Michael B. Jordan”.

dafina