Dalin fotot e para të iPhone XI Dalin fotot e para të iPhone XI
Kompania “Apple” pritet që në shtator të këtij viti të prezantojë iPhone XI dhe iPhone XI Max. Sipas informacioneve të deritanishme, pritet që telefonat... Dalin fotot e para të iPhone XI

Kompania “Apple” pritet që në shtator të këtij viti të prezantojë iPhone XI dhe iPhone XI Max.

Sipas informacioneve të deritanishme, pritet që telefonat e rinj të mençur të jenë pothuajse identik me ata aktualë të iPhone XS, në pjesën e përparme.

Duket se risia që “Apple” sjell kësaj here me iPhone ndodhet në pjesën e prapme të telefonit, e cila është e përbërë me një kamerë të trefishtë.

Ndërsa, sa i përket anës funksionale kompania ka punuar për të pasur më shumë shpejtësi, energji si dhe cilësi shumë më të mirë të kamerës.

Reporteri i Bloomberg, Mark Gurman, publikoi një fotografi të “mbrojtëseve të ardhshme të iPhone” në rrjetin social, Twitter këtë të hënë./21Media