Dashuria është në ajër! Ja lidhjet e famshme të showbiz-it që u zbuluan këtë verë! Dashuria është në ajër! Ja lidhjet e famshme të showbiz-it që u zbuluan këtë verë!
Dashuria është në ajër dhe ky vit ka qenë plot me lidhje të reja! Le t’ju hedhim një vështrim shkurtimisht sesi nisën romancat e... Dashuria është në ajër! Ja lidhjet e famshme të showbiz-it që u zbuluan këtë verë!

Dashuria është në ajër dhe ky vit ka qenë plot me lidhje të reja! Le t’ju hedhim një vështrim shkurtimisht sesi nisën romancat e mëdha të showbiz-it dhe sesi u zbuluan ato këtë verë:

Dua Lipa dhe Anwar Hadid

Pas ndarjes nga Isaac Carew, Dua Lipa u hodh në krahët e 20-vjeçarit Anwar Hadid dhe nisi romancën e re në fillim të korrikut, të cilën duket se po e shijon në maksimum. Dua dhe Anwar, vëllai i motrave të famshme Bella dhe Gigi, janë fotografuar shpesh në momente intime me njëri-tjetrin dhe dashurinë nuk kanë ngurruar ta shprehin edhe në rrjete sociale. Që pas vizitës në Kosovë, ku Dua e mori me vete Anwar-in pranë familjes së saj, gjërat duket se janë bërë më serioze se kurrë. Ata shihen kudo bashkë dhe duket se nuk bëjnë dot pa njëri-tjetrin pasi gjithnjë i shohim bashkë!

Era Istrefi dhe Julian Perreta

Në fund të vitit të kaluar, “Iconstyle.al” zbuloi emrin e djalit fatlum që i ka fituar zemrën Era Istrefit. Bëhet fjalë për këngëtarin britanik, Julian Perreta, me të cilin Era ishte parë shumë herë pranë, por u desh të vinte vera që ta konfirmonin zyrtarisht. Era shkoi me pushime në Mikonos bashkë me artistin e njohur dhe ishte vetë ajo që publikoi në Instastory një video me Dj-n. Aq u desh për të thyer akullin dhe për ta pranuar në sy të të gjithëve!

Gigi Hadid dhe Tyler Cameron

8 muaj pasi u nda nga Zayn Malik, Gigi Hadid nisi një romancë me Tyler Cameron. Burime pranë çiftit treguan se ata i kanë marrë gjërat shtruar, megjithatë ia kanë bërë të qartë njëri-tjetrit interesin e tyre. Tyler është fotografuar disa herë duke dalë nga apartamenti i Gigi Hadid dhe së fundmi duket se ata kanë nisur edhe pushimet së bashku. Modelja dhe i dashuri i saj i ri janë fotografuar me një grup miqsh në një lokal ‘Starbucks’ në Malta, New York, teksa shijonin kohën së bashku.

Bora Zemani dhe Donald Veshaj

Bora Zemani dhe Donald Veshaj bëjnë padyshim një ndër dyshet më të komentuara të momentit. Prej kohësh ata kishin nisur të përfliteshin për një marrëdhënie të mundshme, megjithatë u desh të vinte vera që ta pranonin, me nisjen e transmetimit të emisionit të tyre “3-shat”, ku herë pas here ngacmohen edhe me batuta.

Shpesh herë, dyshen e tradhtonin postimet nga vende të njëjta, si për shembull një foto e Borës në kuzhinën e Donaldit, e realizuar në shkurt të 2029-s.

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj

Në fillim dolën fjalët për ta, më pas një video nga paparaci ku shfaqeshin në pishinë në momente intime! Pastaj Jonida Maliqi shkoi si e ftuar në emisionin e Romeo Veshajt, ku aktori i rrëmbeu një puthje. Për ta zyrtarizuar edhe më shumë Jonida Maliqi postoi foton e parë me të në Instagram si për t’ju uruar suksese djemve si edhe Bora Zemanit për emisionin e ri.

Por vëmendjen e mori komenti i Romeos i cili e quajti Jonidën “yll i bukur!” Kjo është romanca e parë publike e këngëtares, e cila ka parapëlqyer ta mbajë gjithmonë super të rezervuar jetën personale. Maliqi u divorcua nga bashkëshorti i saj i parë në 2017-ën, pas 17 vitesh me të. Nga martesa me biznesmenin Jonida Maliqi ka një djalë 8 vjeç.

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj

Lidhja e tyre u përfol pas ndarjes së moderatores nga bashkëshorti me të cilin kishte rreth 16 vjet martesë. Sot, Arbana Osmani nuk e fsheh më romancën e saj me Eduart Grishajn! Moderatorja shqiptare ka pranuar në mënyrën më të bukur se është në një lidhje me regjisorin e “Dua të të bëj të lumtur”, duke publikuar për herë të parë një selfie!

Nga Barcelona, ajo publikoi selfien më të këndshme si për të konfirmuar zërat! “Dozat e romancës” kanë qenë edhe më herët të pranishme nëpër komentet që i lënë njëri-tjetrit Arbana dhe Eduarti. Ky i fundit madje ka publikuar prej kohësh foto vetëm me Arbanën, dhe i lë dhe komente xhelozie për lidhjen e saj të ngushtë me Xhemi Shehun.

Lady Gaga dhe Daniel Horton

Rreth 6 muaj pas ndarjes nga i fejuari i saj Christian Carino, Lady Gaga është fotografuar pranë një mashkulli të ri në krah. Bëhet fjalë për inxhinierin Daniel Horton me të cilin është fotografuar gjatë një dreke në Los Angeles. Në fund të korrikut, Gaga, 33 vjeç, u fotografua duke u puthur me inxhinierin Dan Horton, 37 vjeç, në restorantin Granville në Studio City, California.

Burime thanë për “People” se Gaga dhe Horton dukeshin se ishin më shumë se miq dhe u panë duke u puthur shumë herë gjatë drekës. Në një foto të siguruar nga “People”, Gaga shihet e përkulur duke puthur Horton ndërsa ai është ulur në një karrige në ballkon! Ndërkohë që të gjithë po flisnin për romancën e saj me aktorin Bradley Cooper që pas filmit që bënë bashkë, këngëtarja nuk humbi fare kohë dhe na dëshmoi të kundërtën.

Artma Memedi dhe Learti

Këtë verë u zbulua edhe një lidhje e re që ende nuk është konfirmuar. “Prive”shkruante se që prej verës së kaluar Arts Memedi po shijon një romancë me të dashurin e ri të quajtur Leart, i cili është parukieri i saj. Thuhet se Arta dhe Learti janë të pandashëm dhe madje ata veshin edhe rrobat e njëri-tjetrit.

“Arta dhe Learti janë në lidhje që nga vera. Romanca nisi vetëm pak muaj pasi Learti u nda nga ish-bashkëshortja”, shkruante “Prive.al” pak javë më parë.