“Dëgjoja zhurmën e kockave që më thyheshin”, gruaja rrëfen tmerrin nga sulmi i të dashurit “Dëgjoja zhurmën e kockave që më thyheshin”, gruaja rrëfen tmerrin nga sulmi i të dashurit
Një grua rrëfeu tmerrin e përjetuar, pasi i dashuri e shtypi me kamionçinën e tij. 41-vjeçarja San Juanita Herrera u shtyp nga i dashuri... “Dëgjoja zhurmën e kockave që më thyheshin”, gruaja rrëfen tmerrin nga sulmi i të dashurit

Një grua rrëfeu tmerrin e përjetuar, pasi i dashuri e shtypi me kamionçinën e tij. 41-vjeçarja San Juanita Herrera u shtyp nga i dashuri i saj 72-vjeçar, Rogelio Alberto Guardado, pasi çifti kishte pasur një zënkë në Houston të Texas-it.

Pasi e përplasi dhe i kaloi sipër me kamionçinën e tij Nissan Frontier, ai e ktheu makinën duke e shtypur sërish. Guardado, në atë kohë 69-vjeç, i kaloi gruas sipër 4 herë. Për ngjarjen, ai u dënua me 20 vjet burg javën e shkuar.

San Juanita shkoi në spital në gjendje kritike, por arriti t’i thoshte policisë së çfarë kishte ndodhur mbrëmjen e 11 Shtatorit, të vitit 2016.

Ajo pësoi dëmtime të rënda në trup, legen, këmbë e brinjë të thyera, trauma në kokë e dëmtime të tjera, por arriti të mbijetonte. 41-vjeçares iu desh të qëndronte në spital për 2 muaj dhe pasi doli, ajo qëndroi në karrige me rrota për 2 vjet.

Policia e arrestoi Guardado-n 8 ditë pas ngjarjes.

Ndihmës avokatja Nicci Campbell, duke folur pas dhënies së vendimit tha: “Na tregoi sesi ky veprim vinte nga dikush që ajo e dashuronte, dikush tek i cili kishte besim dhe sesi gjërat shkuan keq e më keq pas ndarjes. Ajo na tha se kishte dëgjuar kockat t’i thyheshin nën gomat e makinës dhe se kishte parë gjakun e saj në tokë. Trupi i saj, me pak fjalë, ishte i ndarë përgjysmë”.

“Ai u përpoq që ta vriste, por ajo nuk donte të vdiste. Jemi me fat që ishte kaq e fortë sa i shpëtoi këtij horrori”, shtoi avokati Kim Ogg.