Delawie e komenton vendimin për ngritjen e aktakuzave për mashtrime me pensionet e veteranëve Delawie e komenton vendimin për ngritjen e aktakuzave për mashtrime me pensionet e veteranëve
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka komentuar mbi ngritjen e aktakuzave  nga Prokuroria Speciale për mashtrime me pensione... Delawie e komenton vendimin për ngritjen e aktakuzave për mashtrime me pensionet e veteranëve

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka komentuar mbi ngritjen e aktakuzave  nga Prokuroria Speciale për mashtrime me pensione të veteranëve të  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Delawie në një postim në Twitter  ka thënë se  ndihet krenar për hapin e bërë nga Kosova, shkruan Indeksonline.

“Është ngritur aktakuzë për mashtrim me pensionet, krenar për Kosovën për marrjen e këtij hapi të rëndësishëm për luftimin e korrupsionit”, ka shkruar Delawie.

Ndryshe, ndër të akuzuarit e aktakuzës së Speciales  janë: Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demalijaj, Rrustem Berisha, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Xhavit Jashari dhe S.E dhe F.SH.