Delawie: Kosova ta ratifikojë Demarkacionin Delawie: Kosova ta ratifikojë Demarkacionin
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, një ditë pas raportimit të Komisionit për Demarkacion në Kuvend, ka thënë se janë të... Delawie: Kosova ta ratifikojë Demarkacionin

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, një ditë pas raportimit të Komisionit për Demarkacion në Kuvend, ka thënë se janë të zhgënjyer nga raportimi.

Ambasada pohimet e komisionit i ka quajtur të pabazuara, çorientuese, dhe të gabueshme.

Pas kësaj deklarate, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, duke e shpërndarë qëndrimin e tyre në Twitter, ka ripërsëritur se Demarkacioni duhet të ratifikohet sa më parë.

“Kosova duhet ta ratifikojë marrëveshjen ekzistuese sa më parë që është e mundur”, ka shkruar Delawie në Twitter.

 

delawie