Dëmtohet mesfushori, e ardhmja e tij te Real Madrid në dyshim Dëmtohet mesfushori, e ardhmja e tij te Real Madrid në dyshim
Brahim Diaz ka marrë lajmin më të keq të mundshëm në Montreal të Kanadasë ditën e diel: ai ka pësuar një dëmtim muskulor i... Dëmtohet mesfushori, e ardhmja e tij te Real Madrid në dyshim

Brahim Diaz ka marrë lajmin më të keq të mundshëm në Montreal të Kanadasë ditën e diel: ai ka pësuar një dëmtim muskulor i cili është më i rëndë se sa ishte parashikuar në llim, kështu që ai do të qëndrojë larg fushave për katër deri në pesë javë.

Zidane e ka treguar qartë se e pëlqen Brahimin dhe 19-vjeçari ka shfaqur një formë të mirë në fazën përgatitore, por e ardhmja e tij është komplikuar akoma më shumë për shkak të këtij dëmtimi.

Fantazisti është një nga lojtarët që tani pritet të huazohet diku, megjithëse shpresonte të bindte Zidane me paraqitjet e tij gjatë turit parasezonal.

Dëmtimi i ka dhënë fund fazës përgatitore dhe ai duhet ta nisë gjithçka nga e para pas një muaji.