Dënim me burg për Ferid Aganin dhe Gani Shabanin Dënim me burg për Ferid Aganin dhe Gani Shabanin
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarve Ferid Agani dhe Gani Shabani... Dënim me burg për Ferid Aganin dhe Gani Shabanin

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarve Ferid Agani dhe Gani Shabani për shkak të veprës penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, në bashkëkryerje nga neni 422 par.1 dhe 2 nën paragrafi 2.1, 2.2 dhe 2.4  lidhur më nenin 31 të Kodit Penale të Republikës së Kosovës.

I akuzuari Ferid Agani është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite e 6 (gjashtë) muaj ndërsa i akuzuari Gani Shabani është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg  në kohëzgjatje prej  2 (dy) viteve.

Gjykata ka vërtetuar se i akuzuari Ferid Agani në cilësinë e ish Ministrit të Shëndetësisë dhe Gani Shabani në cilësinë e ish sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë kishin keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare me qëllim të sigurimit të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo tjerët.

Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest të rregullt juridiko-civilë.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.