Derbi i Milanos / Giampaolo-Conte, tension i lartë… Derbi i Milanos / Giampaolo-Conte, tension i lartë…
Gazeta “Tuttosport” përqendrohet në Milano, dy ditë para derbit mes Interit dhe Milanit. “Giampaolo-Conte, tension i lartë”, – është titulli i gazetës së mirënjohur... Derbi i Milanos / Giampaolo-Conte, tension i lartë…

Gazeta “Tuttosport” përqendrohet në Milano, dy ditë para derbit mes Interit dhe Milanit. “Giampaolo-Conte, tension i lartë”, – është titulli i gazetës së mirënjohur sportive torineze, në faqet e saj të brendshme. “Drejtuesit kërkojnë përgjigje, – lexohet për situatën te kuqezinjtë.- Trajneri i Milanit pati një “intervistë” me Boban në Milano. Pikëpyetjet kanë të bëjnë me lojën, me angazhimin e blerjeve të reja të kësaj vere dhe me Paquetà”.

Në shtëpinë zikaltër, në vend të kësaj, situata është trazuar pas zhgënjimit me Slavia Praga. Barazimi “in extremis” në ndeshjen inauguruese të Ligës së Kampionëve e ka tronditur jo pak mjedisin në anën tjetër të Milanos. “Conte fjeti në Appiano për t’u qetësuar”, – shkruan “Tuttosport”, – pasi u zhvillua diskutimi mes Lukakut dhe Brozoviçit në dhomën e zhveshjes”.