Deschamps tregon se kush duhet t’a fitojë Topin e Artë Deschamps tregon se kush duhet t’a fitojë Topin e Artë
Trajneri i Francës, Didier Deschamps, është i bindur se një lojtar francez do të jetë fituesi i ardhshëm i “Topit të Artë”. Franca ka... Deschamps tregon se kush duhet t’a fitojë Topin e Artë

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, është i bindur se një lojtar francez do të jetë fituesi i ardhshëm i “Topit të Artë”.

Franca ka fituar Kupën e Botës “Rusia 2018” dhe trajneri Didier Deschamps shpreson se kjo do të jetë e mjaftueshme që një nga lojtarët e tij të fitojë Topin e Artë.

“Unë shpresoj se një francez do ta fitojë Topin e Artë”, tha Deschamps në një intervistë me gazetën “L’Equipe”.

Trajneri kampion bote nuk ka saktësuar nëse Antoine Griezmann apo Mbappe duhet të jetë fituesi i këtij trofeu prestigjioz individual, që në dekadën e fundit ka qenë pronë e dyshes Messi dhe Ronaldo.