


Vlorë- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja në Vlorë e Dilaver Tozajt. Mësohet se viktima ka marrë 5 plumba në trup dhe 2 në kokë dhe ka humbur menjëherë jetën. Sipas policisë pista kryesore e hetimit është për prishjen e pazare të drogës. Ndërsa familjarët kanë deklaruar se viktima nuk ka pasur konflikte në fshat.
Dyshohet se ka qenë një autor i vetëm, ai që ka vrarë 37-vjeçarin dhe e ka qëlluar atë shumë afër. Autori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke shfrytëzuar faktin që nuk kishte drita, por edhe sepse dyshohet që e njihte mirë zonën. Në polici deri më tani janë shoqëruar 15 persona.
Nikola Ikonomi i njohur ndryshe si Dilaver Tozaj mbeti i vrarë mbrëmjen e djeshme pranë banesës së tij në Resulaj të Selenicës së Vlorës. Ai është një nga 4 personat që u arrestuan në vitin 2005 si pjesë e një grupi kriminal. Mësohet se grupi trafikuan 1145 kilogramë hashash nga Kakavija