Detaje të reja/ Ja sa po i kushton Griezmann Barcelonës Detaje të reja/ Ja sa po i kushton Griezmann Barcelonës
Barcelona do ta blejë Antoine Griezmannin duke e paguar klauzolën e tij të lirimit prej 124 milionë euro, pasi dje sulmuesi francez e njoftoi... Detaje të reja/ Ja sa po i kushton Griezmann Barcelonës

Barcelona do ta blejë Antoine Griezmannin duke e paguar klauzolën e tij të lirimit prej 124 milionë euro, pasi dje sulmuesi francez e njoftoi Atletico Madridit se do të largohet në fund të sezonit.

Në një mesazh lamtumirës drejtuar tifozëve në uebsajtin e klubit, Griezmann tha: “Kanë qenë pesë vjet të mrekullueshme: faleminderit shumë për gjithçka, do t’ju mbaj në zemër”, transmeton Gazeta Express.

Për kalimin e 28-vjeçarit në Barçë është përfolur që prej vitit të kaluar dhe thashethemet janë rritur pas eliminimit turpërues të kampionit spanjoll nga Liga e Kampionëve pas humbjes ndaj Liverpoolit në gjysmëfinale.

Sky Sports ka mësuar se Barcelona është e gatshme ta paguajë klauzolën e lirimit të Griezmannit prej 124 milionë euro.

Verën e kaluar, francezi e refuzoi ofertën e Barcelonës duke ia përkushtuar të ardhmen e tij Atleticos në një video dokumentar.

Por, tani largimi i tij është konfirmuar dhe pritet vetëm konfirmimi i klubit të tij të ardhshëm.