Detaje të reja, ja si ndodhi vrasja e trefishtë në Dardani Detaje të reja, ja si ndodhi vrasja e trefishtë në Dardani
Një vrasje e trefishtë ka ndodhur sot në lagjen Dardania në Prishtinë. Një burrë ka vrarë gruan e tij, nusen e djalit e më... Detaje të reja, ja si ndodhi vrasja e trefishtë në Dardani

Një vrasje e trefishtë ka ndodhur sot në lagjen Dardania në Prishtinë.
Një burrë ka vrarë gruan e tij, nusen e djalit e më pas edhe vetën, raporton lajmi.net.

Lajmi.net merr vesh se vrasësit i ishte konfiskuar revolja para dy vitesh. Dorasit gjatë bastisjes i ishte gjetur revolja derisa kishte një konflikt me gruan e tij.

Ndërsa, sot i kishte vrarë nusen e djalit dhe gruan e tij në kuzhinë. Burime te lajmi.net bëjnë me dije se ngjarja kishte ndodhur pasi dy viktimat ishin kthyer në banesë nga një kafene që gjendej poshtë ndërtesës.

Po ashtu burime për lajmi.net bëjnë me dije se vrasësi nuk kishte pasur probleme me renë e tij, por vetëm më gruan e tij.

Gjatë momentit që kishte ndodhur vrasja, raportohet se vajza e vogël ka qenë në dhomën tjetër.

“Prej asaj kohës të problemit para dy vitesh nuk ka qenë asnjëherë i dhunshëm në banës, deri sot”, thonë këto burime. /Lajmi.net/