A dhemb fyti nga akullorja? A dhemb fyti nga akullorja?

A dhemb fyti nga akullorja?

Kureshtje 13 March, 2018, 19:38

Njëra ndër gjërat më të shpeshta që u thonë prindërit fëmijëve të tyre, kur këta të fundit kërkojnë akullore, është se “të dhemb fyti... A dhemb fyti nga akullorja?

Njëra ndër gjërat më të shpeshta që u thonë prindërit fëmijëve të tyre, kur këta të fundit kërkojnë akullore, është se “të dhemb fyti nga akullorja”.
A ka ndonjë gjë të vërtetë në këtë pohim?

Është e vërtetë që akullorja mund ta shkaktojë njëfarë ndjenje të gërvishtjes në fyt, por kjo nuk është ftohje, por pasojë e ngushtimit të enëve të gjakut nën ndikimin e temperaturave të ulëta.

Kjo ndjenjë është kalimtare. Akullorja nuk shkakton ftohje, por mund ta dobësojë imunitetin.

Meqë përmban shumë sheqer dhe yndyrë të qumështit, substanca të cilat stimulojnë sekretimin e mukusit në organizëm, atëherë sasia e tepërt e mukusit i shkon për shtati shumimit të baktereve, të cilat më pas shkaktojnë infeksione dhe presion në sinuse.

Me infeksion vjen edhe deri te dhembja e fytit.