Dhuna në familje shqetësuese, pesë gra rrihen nga burrat për 24 orë Dhuna në familje shqetësuese, pesë gra rrihen nga burrat për 24 orë
Pesë gra janë bërë viktimë si pasojë e rrajës nga bashkëshortët e tyre brenda 24-orëve në disa prej qyteteve të Kosovës. Policia e Kosovës... Dhuna në familje shqetësuese, pesë gra rrihen nga burrat për 24 orë

Pesë gra janë bërë viktimë si pasojë e rrajës nga bashkëshortët e tyre brenda 24-orëve në disa prej qyteteve të Kosovës. Policia e Kosovës ka raportuar se gratë si pasojë e dhunës kanë pranuar tretman mjekësor në qendrat rajonale të qyteteve ku ka ndodhur rasti.

Sipas raportit të policisë shumica e viktimave kanë qenë gratë të cilat janë rrahur nga bashkëshorti mirëpo në një rast është raportuar se një person ka sulmuar fizikisht motrën e tij.

Në qytetin e Fushë Kosovës dhe atë të Podujevës gjatë ditës së djeshme u raportua se dy persona të dyshuar u arrestuan pasi kishin sulmuar fizikisht bashkëshortet e tyre.

“Rr. Pajazit Islami, Fushë Kosovë 09.08.2018 – 22:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti me 28.07.2018 e kishte rrahur viktimën femër K-Shqiptare. Viktima kishte pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë për rrahjen në qytetin e Fushë Kosovës.

Ndërsa në qytetin e Podujevë policia jep detaje se “Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”.

Mirëpo në qytetin e Gjilanit motra raporti vëllain e saj në polici se e kishte sulmuar, e cila pastaj është dashur të pranoj edhe tretman mjekësor, ndërsa vëllai i saj me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

E në qytetin e Ferizajt një person kishte kërcënuar gruan dhe djalin e tij, i cili pas intervistimit nga ana e policisë është dërguar në mbajtje.

Ndërsa në qytetin e Prizrenit i dyshuari në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht gruan e tij të komunitetit Rom dhe me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Kujtojmë se të martën në mbrëmje është vrarë Valbona Marku – Nrecaj me të bijën e saj nga ish-bashkëshorti.