Di Francesco po e ndjen që tani aromën e derbit romak Di Francesco po e ndjen që tani aromën e derbit romak
Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco ka folur për momentin e mirë që po kalon skuadra e tij, teksa nuk ka kërkuar të vërë... Di Francesco po e ndjen që tani aromën e derbit romak

Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco ka folur për momentin e mirë që po kalon skuadra e tij, teksa nuk ka kërkuar të vërë limite, mbi mundësitë e arritjes. Tekniku i verdhekuqve do të drejtojë skuadrën për herë të parë në derbi, këtë të shtunë, ndërsa ka rrëfyer emocionet që e kanë kapur që tani.

“Jemi në një moment të mirë dhe dua që të vazhdojmë me këtë ritëm sa më shumë të mundemi. Nuk dua të vë limite, sepse kjo skuadër nuk ka limite.

Nëse luajmë në maksimumin tonë, mund të përballemi me këdo. Këtë javë kemi derbin, një sfidë që të bën të të dridhen këmbët, por që të jep një motivim shumë të madh. Do të kërkojmë të bëjmë lojën tonë dhe sigurisht të fitojmë, sepse 3 pikët janë më të rëndësishme se loja”, tha Di Francesco.