Dietë me bajame Dietë me bajame

Dietë me bajame

Kureshtje 25 February, 2016, 12:55

Jeni të dëshpëruar për të humbur peshë? Dietat nuk kanë qenë efektive? Provoni të hani një grusht bajamesh në ditë dhe rënia në peshë... Dietë me bajame

Jeni të dëshpëruar për të humbur peshë? Dietat nuk kanë qenë efektive? Provoni të hani një grusht bajamesh në ditë dhe rënia në peshë nuk do të jetë më problem për ju.
Sipas një studimi të kryer në Universitetin e Floridas, rezultoi se konsumimi i bajameve zëvendëson kaloritë boshe, që mund të merrni nga ushqimet e shpejta.

bajame

Bajamet japin ndjesinë e ngopjes dhe ju largojnë nga tundimi, për të konsumuar ushqime të pashëndetshme.
Po sipas këtij studimi, rezulton se përfshirja e bajameve në dietën ushqimore të përditshme përmirëson shëndetin oral.
Gjatë këtij studimi, kërkuesit e vendosën theksin edhe tek rëndësia që ka konsumimi i bajameve tek fëmijët.
Alyssa Burns, nutriciste dhe autore e këtij kërkimi, shpjegon se zakonet që kemi në të ushqyer kur jemi të vegjël, na ndjekin edhe  kur rritemi. Kjo do të thotë se në qoftë se prindërit i përfshijnë bajamet në ushqimin e fëmijëve në mënyra të ndryshme, probabiliteti që ata t’i konsumojnë kur të rriten është edhe më i madh.
Hani një grusht bajamesh midis vakteve apo kur ndjeni uri dhe do të ndiheni të ngopur. Në këtë mënyrë ushqeheni shëndetshëm dhe humbni në peshë.