

Digjet një shtëpi në Ferizaj
Lajme 30 September, 2019, 13:52

Një shtëpi në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri në Ferizaj.
Rastin e ka raportuar pronari i shtëpisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.
Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.