Dimitrov: Gruevski s’mund të kërkojë shpëtim nga vendet e BE-së Dimitrov: Gruevski s’mund të kërkojë shpëtim nga vendet e BE-së
Nikolla Gruevski është ai që arriti ta shndërrojë Republikën e Maqedonisë në një shtet të robëruar gjatë qeverisjes së tij, siç është theksuar edhe... Dimitrov: Gruevski s’mund të kërkojë shpëtim nga vendet e BE-së

Nikolla Gruevski është ai që arriti ta shndërrojë Republikën e Maqedonisë në një shtet të robëruar gjatë qeverisjes së tij, siç është theksuar edhe në raportin e Komisionit Evropian nga viti 2016, thotë në deklaratën me shkrim ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

“Të gjithë ne këtu, por gjithashtu edhe në Evropë, i kemi dëgjuar bisedat telefonike të cilat janë publikuar në vitin 2015, ndërsa të cilat tregojnë keqpërdorime të mëdha të funksioneve, mashtrime zgjedhore dhe korrupsion. Mendimi se një sundimtar autoritar, që ka lënë pas vetes trashëgimi të këtillë, ndërsa tani i gjykuar, nga një vend kandidat për anëtarësim në BE do të kërkojë shpëtim nga dora e drejtësisë në një vend anëtar të BE-së, nuk mund fare të kapërdihet. Të mos e harrojmë edhe faktin se, si ish-kryeministër, ai gjithashtu kishte shfrytëzuar edhe sigurim policor të përbërë nga efektivë të policisë, të cilët i ka zgjedhur vetë, e cila i bën konstatimet e ekzistimit të kërcënimeve ndaj sigurisë së tij tërësisht të rreme”, thuhet në deklaratën me shkrim të Dimitrovit, rreth ngjarjeve të fundit të ndërlidhura me ish-kryeministrin Nikolla Gruevski.