Disa këshilla si të silleni kur jeni në drekë me shefin Disa këshilla si të silleni kur jeni në drekë me shefin
Nëse dreka me kolegët është një kënaqësi sepse mund të flisni për të gjitha llojet e temave, me shefin mund të përjetoni një ankth... Disa këshilla si të silleni kur jeni në drekë me shefin

Nëse dreka me kolegët është një kënaqësi sepse mund të flisni për të gjitha llojet e temave, me shefin mund të përjetoni një ankth ose mund të keni pak frikë. Por për tu ndjerë të qetë lë të zbulojmë disa qëndrime që duhet të shmangen dhe të dalësh i fituar nga kjo situatë.

Të marrësh ajër të ndryshëm nga ai i zyrës, pra kjo është arsyeja e pushimit të drekës. Por edhe për të shtrirë një këmbë pak më lirshëm se kur je në zyrë. Nëse angazhimet në punë nuk kanë mbaruar krejtësisht mund të vazhdoni edhe gjatë drekës të diskutoni dhe të gjeni kohë më vonë për relaksim. Por në qoftë se shefi vendos të bashkohet dhe të bëj gëzuar me ju mos keni frikë është moment që ju të hani diçka në pjatën tuaj.

Qetësia është fjala e duhur në këtë situatë. Është normale që kur je me kolegët je më e lirshme por kur menaxheri/shefi juaj bashkohet mund të krijohet një frymë më e akullt që jo vetëm nuk ndihmon në tretjen e ushqimit por ju bën ju të ndiheni të nervozuar. Megjithatë qetësia është arma më e fortë që duhet në këto moment dhe që duhet të përdoret edhe në raste të tjera.

Qëndroni vetvetja pa e tepruar. Ndoshta mund të krijohet një ambient i qetë dhe e këndshme por besimi i tepruar nuk është i këshillueshëm. Ka gjithmonë një kufi midis punës dhe kohës së lirë dhe jetës profesionale e asaj private. Duhet të shmangen shakatë me ironi dhe nuk duhet përdoren fjalë që nuk mund të ju nxjerrin mirë.

Të respektohen rregullat e mirësjelljes dhe të tavolinës. Duhen respektuar rregullat në tavolinë dhe duhet patur kujdes gjatë ngrënies. Të shmangim spagetit me salcë sepse mund të jemi në siklet gjatë gjithë kohës.