Në mes të Mauro Icardit dhe Interit po ndodhin gjëra të pahijshme në një kohë kur skuadra zikaltër ka më së shumti nevojë për...

Në mes të Mauro Icardit dhe Interit po ndodhin gjëra të pahijshme në një kohë kur skuadra zikaltër ka më së shumti nevojë për unitet. Sulmuesi argjentinas e humbi shiritin e kapitenit pasi drejtuesit vendosën që atë t’a bartin tek Samir Handanovic dhe më pas ai nuk u bë pjesë e skuadrës që do të përballet sot me Rapid Vienan në Europa League, transmeton Sovrani.info.

Por, për habinë e të gjithëve, Icardi sot ka bërë një veprim për t’u duartrokitur. Ai ishte i pari që hyri (në orën 9.31) në qendrën sportive të Appiano Gentile, njofton Sky Sport. Numri 9 është në trajnim të rregullt, së bashku me shokët e skuadrës që përshkak të lëndimit ose pezullimit nuk kanë marrë pjesë në udhëtimin e Vienës me skuadrën.

Gjithashtu sipas redaktimit të Sky perspektiva është se lojtari nuk do të gobitet për veprimin e djeshëm.   /Sovrani.info/