Dokument/ Kjo është arsyeja e vërtetë e anulimit të vizitës së gjeneralit amerikan në Kosovë Dokument/ Kjo është arsyeja e vërtetë e anulimit të vizitës së gjeneralit amerikan në Kosovë
Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë ka konfirmuar për “Zeri.info” se vizita e Komandantit të Gardës Kombëtare të Iowas, Gjeneral Major, Timothy Orr, është anuluar... Dokument/ Kjo është arsyeja e vërtetë e anulimit të vizitës së gjeneralit amerikan në Kosovë

Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë ka konfirmuar për “Zeri.info” se vizita e Komandantit të Gardës Kombëtare të Iowas, Gjeneral Major, Timothy Orr, është anuluar për shkak të moslargimit të taksës së vendosur ndaj produkteve serbe dhe atyre boshnjake, raporton Zeri.info.

Teksa ka pohuar një gjë të tillë, një përgjigje për “Zërin” zëdhënësi i ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, Richard Mei, ka thënë se për vizitat e ardhshme nuk mund të flitet aktualisht.

“Mund të konfirmojmë se vizita e Gjeneralit Orr është anuluar lidhur me tarifat në produktet nga Serbia dhe Bosnia. Nuk kemi tjetër koment lidhur me vizitat e ardhshme apo trajnimet e planifikuara”, ka deklaruar Mei për “Zërin”.

Ndërkohë, Gjenerali Orr parashihej ta vizitonte Kosovën për përvjetorin e 11-të të pavarësisë së Kosovës./Zeri

Image