Domatet e prishura mund ti shfrytëzoni edhe për energji elektrike Domatet e prishura mund ti shfrytëzoni edhe për energji elektrike
Kërkuesit shkencorë amerikanë kanë treguar se domatet që nuk bëjnë më për gatim mund të përdoren si burim energjie. Namita Shrestha e Shkollës së... Domatet e prishura mund ti shfrytëzoni edhe për energji elektrike

Kërkuesit shkencorë amerikanë kanë treguar se domatet që nuk bëjnë më për gatim mund të përdoren si burim energjie. Namita Shrestha e Shkollës së Minierave dhe Teknologjisë në Dakotën e Jugut shpjegon: “Frutat që nuk shiten ose nuk mund të procesohen nga dëmtimi që kanë pësuar, mund të jenë burim i fuqishëm energjie kur përdoren në qeliza elektrokimike biologjike ose mikrobiale”.

Dr Venkataram Gadhamshetty, një asistent-profesor në këtë universitet dhe personi që udhëhoqi studimin, tha se vetëm në Florida prodhohen 396 000 domate që nuk shiten gjatë një viti dhe që duhen përdorur për energji. Sipas tij, nëse do të procesohen siç duhet, mund të furnizojnë me energji për 3 muaj “Disney World”-in.

Kërkuesit shkencorë kanë krijuar bateri me xhel mikrobial që mund të shfrytëzojë domatet e prishura për të gjeneruar korent elektrik. “Qelizat elektrokimike mikrobiale përdorin bakteret për të oksiduar materialin organik tek domatet e dëmtuara.

Procesi oksidues, që niset nga ndërveprimi i baktereve me domatet e prishura, çliron elektrone që kapen nga qelizat dhe shndërrohen në burim elektriciteti. Një pigment i gjetur tek domatja, likopeni, është vërtetuar se është një medium i shkëlqyer i gjenerimit të elektricitetit”, shpjegojnë shkencëtarët.

Për momentin, energjia që çlirohet nga këto domate është e vogël, me 10 miligramë mbetje domatesh që prodhojnë vetëm 0.3 wat elektricitet, por kërkuesit shkencorë amerikanë thonë se këto shifra do të rriten me avancimin e studimit.