Donnarumma, askush në Europë dhe te Milani si ai (detajet) Donnarumma, askush në Europë dhe te Milani si ai (detajet)
Donnarumma është ende siguria “e vjetër” e kuqezinjve. Milani është rinovuar, por një nga shtyllat kryesore të skuadrës mbetet “senatori” shumë i ri, Gigio.... Donnarumma, askush në Europë dhe te Milani si ai (detajet)

Donnarumma është ende siguria “e vjetër” e kuqezinjve. Milani është rinovuar, por një nga shtyllat kryesore të skuadrës mbetet “senatori” shumë i ri, Gigio. Ai është 20 vjeç dhe më i vogli i kuqezinjve, por edhe me paraqitjet më të shumta në skuadër. 166 ndeshje ka luajtur deri më tani portieri në fjalë me gjigantët e “San Siro”. Milani i ri lindi për të sulmuar, por, ndërkohë, pikë e fortë mbetet portieri. Në këtë rol ai është lojtari, që në vitin 2019 ka përqindjen më të lartë të aktivizimeve mes të gjithë kolegëve të pesë kampionateve kryesore europiane. onnarumma ka të paktën dhjetë ndeshje më shumë se gjithë të tjerët. Një shifër që përfshin dhjetëra portierë dhe që, sipas “Whoscore”, e bën Gigio më të efektshmin ndonjëherë, me 81.9% pritje të suksesshme. Në ekipin e Donnarumma, ai është i pari edhe në një renditje tjetër. Gigio është më i pasuri në mesin e shokëve, sepse merr një pagë prej 6 milionë eurosh në vit. Një shifër që kësaj radhe peshon në llogaritë e klubit, por në përpjesëtim me ndikimin e Gigio në ekip dhe me vlerën e padiskutueshme të lojtarit. Këto janë argumentet, që palët do të propozojnë në negociatat e rinovimit të kontratës