Dorëhiqet gjyqtari Faik Hoxha Dorëhiqet gjyqtari Faik Hoxha

Dorëhiqet gjyqtari Faik Hoxha

LajmeVendi 11 January, 2017, 14:49

Udhëheqësi i Departamentit të Krimeve të Rënda dhe gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Faik Hoxha ka dhënë dorëheqje nga pozita e gjyqtarit. Dorëheqja... Dorëhiqet gjyqtari Faik Hoxha

Udhëheqësi i Departamentit të Krimeve të Rënda dhe gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Faik Hoxha ka dhënë dorëheqje nga pozita e gjyqtarit.

Dorëheqja e tij ka ardhur si pasojë e gjendjes jo të mirë shëndetësore, pohon gjyqtari Hoxha.

“Për shkaqe shëndetësore kam dhënë dorëheqje nga pozita e gjyqtarit. Tash po pres që Këshilli Gjyqësor  ta aprovoj kërkesën time për dorëheqje. Po pres njoftimin nga këshilli rreth kërkesës time”, është shprehur gjyqtari Hoxha.

Hoxha përmendet në dosjen e Azem Sylës, si njëri prej zyrtarëve që ishin korruptuar nga grupi i tij për të mos i hetuar ata, për një ryshfet prej 20 mijë eurosh në dosjen e prokurorit të EULEX-it, Danillo Ceccarelli.