Dorëzohet Real Madridi: Largimi i Modric konkretizohet në janar Dorëzohet Real Madridi: Largimi i Modric konkretizohet në janar
Tashmë nisin të shumëfishohen zërat e atyre që janë të bindur se ndryshe nga vera e lënë pas, në merkaton e ardhshme të janarit,... Dorëzohet Real Madridi: Largimi i Modric konkretizohet në janar

Tashmë nisin të shumëfishohen zërat e atyre që janë të bindur se ndryshe nga vera e lënë pas, në merkaton e ardhshme të janarit, Luka Modric, do të mund të largohet nga Real Madrid. Sipas asaj që raportohet nga “diariogol.com”, në fakt mesfushori kroat, ëndrra e madhe e Inter gjatë merkatos së verës, ka shprehur pakënaqësitë dhe kontestimet e tij në lidhje me projektin e klubit spanjoll, si kur në krye të pankinës Merengues ishte Lopetegui, ashtu edhe pas zëvendësimit të tij nga Santiago Solari.

Risia përfaqësohet nga fakti që, teksa në verë, Real Madrid ngriti një mur të lartë ndaj ofertave në adresë të kroatit, veçanërisht ndaj Inter, madje me kërcënimin për denoncim në FIFA, tashmë klubi spanjoll duket se ka zbutur mburojën, duke marrë shkas nga pretendimet e vetë futbollistit. Në thelb, nëse në janar do të mbërrijë ndonjë ofertë bindëse, mund të çelet vërtetë një dritare për tratativat. Gjithmonë referuar raportimeve të “diariogol.com”, Modric është i tunduar nga projekti i Inter, por nga ana tjetër mund të jetë i hapur edhe për një mundësi në MLS, në Amerikë.