Dortmundi fiton me përmbysje Dortmundi fiton me përmbysje

Dortmundi fiton me përmbysje

Sport 23 August, 2019, 22:58

Borussia Dortmund ka shënuar edhe fitoren e dytë në Bundesligë, duke përmbysur rezultatin nga 1-0 në 1:3 ndaj Kolnit në udhëtim. Skuadra e Lucas... Dortmundi fiton me përmbysje

Borussia Dortmund ka shënuar edhe fitoren e dytë në Bundesligë, duke përmbysur rezultatin nga 1-0 në 1:3 ndaj Kolnit në udhëtim.

Skuadra e Lucas Favre është kthyer me pikë të plota nga Kolni, në ndeshjen e javës së dytë në elitën futbollit gjerman.

Dominick Drexler në minutën e 29’, shënoi për epërsinë 1:0 të vendasve.

Në pjesën e dytë, Dortmundi përmbysi gjithçka, duke shënuar tre herë.

Jadon Sancho në minutën e 70’, Achraf Hakimi në minutën e 86’ dhe Paco Alcacer në minutën e 90’, shënuan për fitoren e Dortmundit, që pas dy ndeshjeve numëron 6 pikë.